“Procesi zgjedhor i suksesshëm”, Delegacioni i Asamblesë së KiE: Shit-blerja e votave ngelet problem serioz –

13

Kreu i delegacionit të asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës në prezantimin paraprak të raportit të OSBE/ODIHR teksa vlerësoi procesin zgjedhor që u mbajt dje si të suksesshëm, tha se problem serioz për vendin tonë ngelet çështja e shit-blerjes së votave.

Sipas tij, ne disa qendra kishte dhe mbupopullim, duke thyer keshtu edhe rregullat anti-covid.

“Drejtoj delegacionin e asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës: Kemi ndjekur zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale që prej 3 dekadash. Tashmë jemi ftuar nga autoritetet e Shqipërisë për të vëzhguar zgjedhjet në vendin tuaj. Do të doja të falënderoja autoritetet e Shqipërisë që na kanë ftuar për të vëzhguar zgjedhjet. Më lejoni që të jap shënimet e mia. Kam qenë i ftuar më parë në zgjedhje. Faleminderit në të gjithë punën dhe përkushtimin e parlamentarëve tuaj. Dua të uroj qytetarët e këtij vendi për punën e mrekullueshme. Teksa vijmë nga 12 anëtarë të ndryshëm, ata janë shoqëruar dhe nga ekspertë ligjor, edhe nga Komisioni i Venecias, që janë në kujdes të demokracisë dhe zbatimit të ligjit. Delegacioni i PACE, thekson se në përgjithësi ka pasur një votim të qetë, ka pasur disa qendra votimi që mund të jenë shënuar disa probleme. Një numër i qendrave të votimit ka pasur probleme me votimin e personave me aftësi të kufizuara. Ka disa edhe disa qendra votimi ku ka pasur mbipopullim, dhe nuk janë respektuar rregullat. Por ka qenë një proces i suksesshëm. Shitblerja e votave ngelet problem serioz. Kjo ka ndikim negativ tek publiku dhe procesi zgjedhor. Presioni që mund të jetë bërë. Dita e djeshme ishte më mirë se sa ditët gjatë fushatës.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link