Përfundon numërimi për 225 nga 455 QV e Qarkut të Vlorës, kryeson PS me 57.5 % PD dhe LSI kanë 38.9 % të votave –

16

VLORË

Ka përfunduar numërimi për 225 kuti nga 455 gjithsej në Qarkun e Vlorës.

Në këtë qark, deri më tani kryeson Partia Socialiste me 57.5% të votave, e përkthyer në 27.111 vota.

E dyta renditet Partia Demokratike, me 32.4% e konvertuar me 15.277 vota. E treta në renditje është LSI me 6.5% e përkthyer në 3.089 vota.

Deri më tani, referuar projeksioneve Partia Socialiste siguron 8 mandate në këtë qark, po aq sa është dhe renditja e kryeministrit Edi Rama në fletën e votimit. Nga krahu tjetër, PD merr 4 mandate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link