Përfundon numërimi i votave në Dibër/ PD ‘përmbysi’ rezultatin, fiton 3 mandate, PS merr 2 –

18

DIBËR

Është përmbyllur procesi i numërimit të votave në Qarkun e Dibrës.

Janë numëruar të gjitha QV e këtij qarku, që janë 227 gjithsej.

Partia Demokratike ka arritur të përmbysë rezultatin, duke marrë 3 mandate deputetësh, ndërsa PS ka marrë 2 mandate.

Fillimisht, Partia Socialiste ishte në avantazh në këtë qark, por kutitë e fundit kanë nxjerrë fituese Partinë Demokratike.

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ariti të marrë mandat deputeti në Dibër. PD kështu mori 45.1 përqind të votave, PS 44.7 përqind, LSI 6.9 përqind, KPV 0.9 përqind, PSD 0.7 përqind.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link