Përfundoi konkursi i katërt për tregim të shkurtër “Biber”

18

Ka përfunduar dhe janë shpallur tregimet e shpërblyera në konkursin e katërt për tregimin e shkurtë „Biber“ në të cilin morën pjesë autorët/et që shkruajnë në gjuhën shqipe, maqedonase, serbe, boshnjake, kroate e malazeze, përcjell Portalb.mk.

Në konkursin e katërt për tregim të shkurtër Biber, arritën rreth 750 tregime. Juria që përbëhet nga Tatjana Gromaça, Anton Berishaj dhe Selvedin Avdiq mori vendimin për shpërblime dhe bëri përmbledhjen e tregimeve të cilat do të botohen në një përmbledhje shumëgjuhëshe.

Tri tregimet e shpërblyera janë:

  • Çmimi i parë: “Ptičice” nga Bojan Krivokapiq nga Novi Sadi
  • Çmimi i dytë: “Kućica u šumi” nga Alma Tabak nga Sarajeva
  • Çmimi i tretë: “Trokut” nga Maja Halapir nga Samobori

“Presim që përmbledhja shumëgjuhëshe me tregime të shohë dritën e botimit deri në vjeshtë dhe të jetë në dispozicion në faqen Biber”, thuhet në kumtesën e ekipit letrare-aktivist Biber.

Përveç tregimeve të shpërblyera, në përmbledhje do të përfshihen edhe 22 tregime të këtyre autorëve/eve: Aleksandra Jovanović nga Vranja, Aneta Vellkoska nga Shkupi, Besa Morina nga Prishtina, Bojan Krivokapiq nga Novi Sadi, Boshko Lomoviq nga Gornji Millanovac, Dinko Teleqan nga Zagrebi, Goran Paladin nga Zagrebi, Hoja Ogrizoviq nga Novi Sadi, Irena Skopljak Bariq nga Vërboveci, Jellena Kalajxhija nga Bijeljina, Jovana Matevska-Atanasova nga Manastiri, Marijana Çanak nga Novi Zhedniku, Mihovil Rismondo nga Zagrebi, Milan Vorkapiq nga Vërnjaçka Banja, Milena Babiq nga Krushevaci, Milica Rashiq nga Nishi, Nikolla Nikoliq nga Podgorica, Nikolla Petroviq nga Beogradi, Petra Rapaiq nga Novi Sadi, Sanja Tërpkovska nga Shkupi, Senad Jusiq nga Bugojno dhe Vesa Qena nga Prishtina.

Biber është konkurs për tregim të shkurtër, të angazhuar në gjuhën shqipe, maqedonase, boshnjake, kroate, serbe dhe malazeze. Tema e konkursit është pajtimi në kontekstin e trashëgimisë së luftërave dhe dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, ndërsa paraysh merren edhe tregimet që mund të kontribuojnë për mirëkuptim më të madh mes njerëzve, që zbusin urrejtjen dhe thyejnë paragjykimet, tregime kundër luftës, tregime rreth ballafaqimit me të kaluarën, thyerje të imazheve për armikun, tregime të dhembshurisë për të tjerët, tregime të guximshme që guxojnë të ecin me këpucë “të armikut”, tregime që lëvizin kufijtë dhe hapin rrugën për të ndërtuar një të ardhme më të qartë, më të sigurt dhe më të lirë për të gjithë. Konkursin e organizon ekipi Biber nga Qendra për Veprim të Padhunshëm Sarajevë-Beograd.

Nga ky konkurs falënderuan të gjithë pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset që kanë mbështetur këtë ide dhe i janë përgjigjur thirrjes.



Burimi nga