Nëna helmoi dhe përvëloi me ujë të nxehtë dy binjakët, kaloi 4 ditë pranë trupave të tyre

17

20:00 26/04/2021
Një nënë e dyshuar për vrasjen e binjakëve të saj mund të ketë qëndruar me kufomat e tyre për katër ditë, sipas prokurorëve. Kilpatrick është akuzuar për vrasjen e Dallis dhe Dakota Bentley brenda banesës së tyre në Queens, New York.
Detajet se si 23-vjeçarja dyshohet se vrau binjakët tani janë bërë publike nga prokurorët. Ata thonë se nëna vendosi një dezinfektues në shishet e tyre të qumështit dhe më pas u përpoq t’i ushqente ata, njoftoi New York Post.
Më pas ajo i futi fëmijët në një vaskë me ujë të nxehtë. Vajza Dakota ndaloi së lëvizuri nën ujë, thanë autoritetet, kështu nëna e mbështolli trupin e saj të vogël në një batanije rozë dhe e vendosi brenda një qese të zezë plastike poshtë lavamanit të kuzhinës.
Dallis i mbijetoi djegies, por u gjet i shtrirë me fytyrë në një tigan me një thikë në kokë, sipas të dhënave të gjykatës.
“Foshnjat nuk më linin të flija. Nuk më interesonin bebet, prandaj i vrava”, u shpreh ajo në prokurori.
Mamaja e Kilpatrick i tha policisë se ajo nuk e dinte kush ishte babai i binjakëve dhe se askush nuk po ndihmonte vajzën e saj me fëmijët. Policia tha se foshnjat u gjetën rreth orës 15:10 pasdite të enjten pasi një i afërm i kërkoi policisë të kontrollonte banesën.
Kilpatrick është akuzuar për dy akuza për vrasje të shkallës së parë dhe të dytë dhe dy akuza për rrezikimin e mirëqenies së një fëmije.
Paraqitja e radhës e Kilpatrick në gjyq është caktuar për 21 Maj. Nëse dënohet, Kilpatrick përballet me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht. /tvklan.al
Për rezultatet paraprake të zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

Linku i Huazuar