LIVE/ ODIHR prezanton raportin paraprak të zgjedhjeve: Nuk pati fushatë dinamike, mesazhet u fokusuan te krerët e partive dhe shit-blerja e votave –

20

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR po prezantojnë raportin paraprak të zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri. Përfaqësuesi i OSBE/ODIHR në Tiranë tha se fushata elektorale nuk pati dinamikën e duhur, pasi mesazhet u fokusuan më shumë te liderët politikë.

“KQZ operoi në mënyrë transparente dhe ka gëzuar besimin e të gjithë aktorëve. Sa i përket fushatës, të gjitha subjektet zgjedhore bënë fushatë në mënyrë të lirë, pavarësisht kufizimeve të Covid-it. Megjithatë, fushata nuk pati dinamikën e duhur, sepse mesazhet e fokusuan te liderët e partive, dhe jo te programet. Pretendimet për shit-blerjen e votës ishin në fokus të fushatës, duke treguar se kjo është akoma problem”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link