“Kemi vizituar çdo familje”, Belinda Balluku në Kombinat: Bëmë fushatë të rëndësishme në këtë zonë, procesi i numërimit të votave ishte demokratik –

11

TIRANË

Ministrja Belinda Balluku, njëkohësisht kandidate e PS-së për deputete në Kombinat të Tiranës, në një deklaratë për mediat, theksoi se ajo she stafi i saj ka qenë në çdo familje të zonës.

“Kemi vizituar çdo familje të zonës. PS ka rritje në këtë KZAZ, sepse PS ka bërë një fushatë të rëndësishme në Kombinat. Kombinati është zonë me problematikë, edhe për shkak të tërmetit.

Procesi ishte legjitim, pa problematika. Kemi vizituar çdo familje. Komuniteti i dibranëve apo matjanëve kanë dalë masivisht, për shkak të Rrugës së Arbrit”, deklaroi ndër të tjera ministrja Balluku.

 

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link