“Efekti surprizë i këtyre zgjedhjeve është…”, Nazarko: Nëse opozita do të ishte bashkë, merrte mandatin e 6-të në Korçë –

15

Analisti Mentor Nazarko komentoi në studion e “News24” procesin e numërimit të votave në vend, që vijon në mbarë vendin prej mesnatës së kaluar.

Nazarko tha se efekti surprizë i zgjedhjeve të 25 prillit është fakti se PS është ngulitur në fshat. Duke u ndalur te Qarku i Korçës, Nazarko u shpreh se nëse PD dhe LSI do të ishin bashkë, do të kishin siguruar mandatin e gjashtë.

“Peleshi mund ta thyejë herësin. Opozita është dëmtuar shumë nga mungesa e daljes në një mjedis të përbashkët, në një zonë si Korça. Nëse do të ishin bashkë ndoshta do ta kishin të sigurt mandatin e gjashtë, nuk do të luftonin deri në fund për të. PD ka rritje në Korçë edhe në krahasim me aleatët e saj më të vegjël. LSI po kthehet në origjinë, është një parti që ka mbijetuar heroikisht në këtë fushatë, në kuptimin që ka qenë e kërcënuar në të dy krahët, nga PD dhe PS. Ky është një rezultat i mirë i saj, në fund të fundit. Por, mendoj se mund të jetë penalizuar nga protagonizmi i Presidentit, që edhe nëse nuk e pranon, identifikohet me atë forcë politike. Kishte hapësirë që ai të pozicionohej ndryshe. Sigurisht që ka vështirësi për rrotacion në Ballkan. Efekti surprizë i këtyre zgjedhjeve është se PS ngulitet në fshat”, tha Nazarko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link