“Do të ketë surpriza të pakëndshme për kundërshtarët”, Rushaj thirrje numëruesve: Mos tjetërsoni vullnetin e shqiptarëve –

14

Kandidati për deputet, Alfred Rushaj në një dalje nga selia e PD-së pohoi se në vijueshmëri të procesit të numërimit do të ketë surpriza.

Rushaj tha se sot u rikuperuan dy mandate nga ana e PD-së, ndërsa iu bëri thirrje numëruesve që mos të tjetërsojnë votën e shqiptarëve.

“Siç ju kemi thënë që në fillim, numërimi i çdo vote do të konfirmoj vullnetin e shqiptarëve për ndryshim. Sot pamë se si dy vende deputetësh u rikuperuan. Vazhdimi i numërimit do të ketë të tjera surpriza, të pakëndshme për kundërshtarët tanë. Ndaj i bëj thirrje çdo numëruesi të çdo partie, mos tjetërsoni vullnetin e shqiptarëve. Ata kanë dashur ndryshimin dhe ne do t’ua sjellim atë.”, tha Rushaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link