Alfred Rushaj nga KZAZ 38 në Tiranë: PD po thellon avantazhin –

19

Kandidati i PD-së për deputet, Alfred Rushaj në një deklaratë për mediat nga KZAZ 38 në kryeqytet, pohoi se e djathta ka një avantazh në këtë njësi.

Sipas Rushajt, vullneti i shqiptarëve do të paraprijë këtë proces.

“Në këtë zonë në avantazh është PD. Ajo çka ka thënë ambasadori është se ne kemi thënë çdo herë se; çdo votë do numërohet. PD ka një avantazh që po e thellon gjithmonë e më tepër. PD dhe LSI si koalicion jemi në një avantazh të qartë dhe të thellë. Interesi ynë është që të përfundojmë me integritet numërimin e votave. Duam që ky proces të mbarohet në kohë dhe me integritet. Besoj se avantazhi do të thellohet. Vullneti i shqiptarëve do t’i paraprijë këtij procesi. Trendi sot ka ardhur drejt rritjes, siç duket ata kanë pasur nevojë për entuziazëm për mbështetësit e vetë.”, tha Rushaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link