Ahmeti njofton për nënshkrimin e 6 kontratave, Prishtina do të bëhet me ndriçim në çdo pjesë

17

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar për nënshkrimin e gjashtë kontratave për ndriçim publik në kryeqytet.

Ahmeti u ka kërkuar falje qytetarëve për për mosfunksionimin e rregullt dhe terrin e padëshiruar.

“Më në fund, pas një procesi shumë të gjatë janë nënshkruar 6 kontratat e mirëmbajtjes së ndriçimit për çdo cep të komunës sonë. Kjo ka të bëjë me rrjetin ekzistues. Edhe pse përgjegjësia nuk ishte komplet e jona, i kërkojmë falje qytetarëve për mosfunksionimin e rregullt dhe terrin e padëshiruar nga të gjithë ne”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/



Huazuar nga