Afër 52 mijë qytetarë të imunizuar, priten vaksina shtesë kundër Covid-19

18

Rreth 52 mijë qytetarë deri më tani janë vaksinuar kundër Kovid, derisa rreth 200 mijë të tjerë janë paraqitur për t’u vaksinuar. Në sallën A1 Arena, “Boris Trajkovski” në Shkup rivaksinohen qytetarët e vaksinuar me 20 mijë dozat e Sputnik V. Një pjesë e dozave për rivaksinim kanë mbërritur të dielën ndërkaq pjesa tjetër pritet të arrijë brenda ditës. Ndërkohë me 10 mijë dozat e reja Pfizer do të vaksinohen edhe qytetarët të tjerë. 200,000 vaksinat kineze priten në fund të prillit.

– Advertisements –


Sipas informacioneve të fundit që morëm, rreth datës 28 prill vaksinat kineze duhet të merren nga Pekingu, me 30 prill përmes Stambollit të sillen në Beograd dhe më pas me zinxhir special të kamionëve këtu tek ne do vendosen në dhomën e ftohtë të Shtëpisë së Shëndetit “Jane Sandanski” në Shkup”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.         

Me 200 mijë dozat kineze do të vaksinohen qytetarët e paraqitur përmes ueb faqes vakcinacija.mk. Në muajin maj priten 500 mijë doza nga “Sinovaku” me çka parashihet rritje e dukshme e numrit të të imunizuarve si dhe përfshirja i kategorive të ndryshme të cilët kërkojnë të jenë prioritare.

Apeloj deri te qytetarët që të paraqiten në sajtin vakcinacija.mk, ai është nga mekanizmat më të përshtatshëm. Të gjithë qytetarët mbi 70 vjeç si mekanizëm për thirrje për vaksinim e shfrytëzojmë sistemin përmes mjekut amë dhe njoftohen përmes sms mesazheve”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka publikuar fushatat e paralajmëruara për të rritur numrin e të interesuarve për vaksinim. Edhe pse javës së shkuar ministri deklaroi se disa fushata janë gati deri më sot materiale të tilla nuk janë publikuar.

 

Vjollca Aliti                                                                                

 

Burimi