Abdixhiku: Në kohën kur çdo dy orë vdes një pacient prej COVID-19, Kurti nuk merr pjesë në seancë

9

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Abdixhiku ka thënë se kryeministri Kurti nuk po merret me pandeminë, transmeton Telegrafi.

“Kjo pamje flet shumë, një qeveri që në temën më të rëndësishme në 20 vjet e fundit nuk a ka kryeministrin në sallë. Një kryeministër i pa interesuar për shëndetësinë, e lënë vetë ministrin e shëndetësisë. Çdo dy orë një qytetar po vdes për shkak të pandemisë. Për 34 ditë qeverisje, rreth 340 qytetarë kanë ndërruar jetë nga covid. Nuk pres si pushtet të bëni mrekulli menjëherë por ta kuptoni gjendjen serioze”, ka thënë ai në seancën e Kuvendit.

Abdixhiku thotë se duhet siguruar vaksinat kundër COVID-19.

“Nuk pres zgjidhje por pres përkushtim”, tha ai.

Abdixhiku shtoi tutje se Kurti ka vizituar Shqipërinë katër herë kohëve të fundit, por që nuk ka vizituar asnjëherë Klinikën Infektive. /Telegrafi/



Huazuar nga