Zgjedhjet/ Procesi i votimit në Qarkun e Beratit, gazetarja: Situata e qetë, incidentet të pakta në numër –

10

Po vijon i qetë procesi i votimit në të gjitha Qendrat e Votimit në Qarkun e Beratit.

Gazetarja Enedia Petova, raporton për “BalkanWeb”, se incidentet deri më tani kanë qenë në raste sporadike.

Ajo tha se një qytetar ka pretenduar se është dhunuar nga simpatizantë të PS.

Rasti është denoncuar edhe nga Tomor Alizoti, drejtues politik i PD. Gazetarja Petova tha se personi në fjalë ka pasur shenja dhune, ndërsa shtoi se policia po heton ngjarjen.

“Deri në këto momente në të gjithë QV e beratit, procesi i votimit fillon normalisht edhe në qendrën që ne kemi raportuar që ka probleme me aparatin elektronik, ka vijuar procesi normalisht. Problematikë ka pasur në qytetin e Poliçanit, një qytetar, ka rezultuar se ka votuar dy herë. Është verifikuar nga KZAZ e kësaj zone, është parë që ai nuk ka votuar asnjëherë.

Një tjetër incident është regjistruar në një nga lagjet më të populluara. Në një qendër sipas PD, nëpërmjet Alizotit është dhunuar një anëtar i PD. Ai doli në një deklaratë për mediat dhe tha që bandat po godasin qytetarët. Menjëherë pas denoncimit në media, ka mbërritur në qendrat e votimit për të marrë deklaratën e personit, që kishte disa shenja në duar. Po pyeten edhe qytetarët nëse është dhunuar nga simpatizantë të PS apo jo”, u shpreh Eneida Petova”, u shpreh Petova.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link