Zgjedhjet parlamentare, ja pjesëmarrja e qytetarëve një orë nga hapja e qendrave të votimit –

19

Në 757 nga 5199 Qendrat e Votimit në të gjithë vendi, deri më tani kanë votuar 2.95% e qytetarëve, e përkthyer në 15.379 qytetarë.

Gazetarja Marsela Karapanço, raportoi për “News 24” dhe “Balkanweb”, se përqindja më e lartë e votuesve është në Qarkun e Tiranës, ku kanë votuar 3.43% e qytetarëve , ndërsa më e ulët, në Qarkun e Vlorës, ku kanë votuar 1.93%.

“Kanë dalë numri i votuesve në këto momente, deri në 8, 2.95 %. Deri në këto momente flasim për pjesëmarrjen më të madhe në Tirana me 3.43% dhe pjesëmarrja më e ulët në Vlorë, me 1.93%”, u shpreh gazetarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link