Zgjedhjet/ Meta ndalet në Vorë: Duhet të votojnë të gjithë të lirë sipas bindjes së tyre –

11

Pas Shijakut ku apeloi për pjesëmarrje në votime, kreu i shtetit Ilir Meta u ndal në një takim në Vorë, ku u informua për ecurinë e procesit të votimit edhe në këtë qytet.

Këshilltari i Presidentit për pushtetin lokal, Ylli Asllani, i cili ka dalë në terren me autorizim të KQZ-së për të monitoruar procesin, informoi kreun e shtetit dhe tha se nuk ka pasur tensione deri tani.

“Ka një moment që ardhja ose zotimi në krahasim me 2017 ka njohur një ngritje“, u shpreh këshilltari.
“Duhen patjetër ngritjet duhet të votojnë të gjithë të lirë sipas bindjes së tyre, shumë mirë, për cdo gjë më thoni”, iu përgjigj Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link