Watford siguron elitën, shpërthen festa në qytet

17

02:00 26/04/2021
Watford është matematikisht në Premier League. Skuadra angleze fitoi duelin e radhës 1-0 përballë Milvey, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Ismail Sarr.
Një trepikësh që konfirmon Watford në vendin e dytë në Championship me 88 pikë dhe objektivin ngjitje e arrinë dy javë përpara fundit.  
Ekipi i drejtuar nga Xisco zhvilloi një sezon fantastik, duke dominuar kundërshtarët, për t’u bërë skuadra e dytë pas Norvic që siguron matematikisht ngjitjen në elitën e futbollit anglez.Kjo ëndërr është festuar gjatë në qytet, ku tifozë të Watford nuk kanë nguruar të sfidojnë as temperaturat, teksa janë zhytur në një prej shatërvaneve në qytet. Skuadra tjetër që do ngjitet një kategori më lart del përmes raundit play-off.
Klan News
Për rezultatet paraprake të zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

Huazuar nga