“Vullneti i popullit është në kutitë e votimit”, Basha flet pas mbylljes së votimit: Fitore e qartë për Aleancën për Ndryshim. Kam besim të plotë te numëruesit –

14

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot për herë të parë në një komunikim për mediat pas mbylljes së procesit të votimit.

Teksa mbështetësit e prisnin me duartrokitje dhe ovacione në kor me thirrjen; “Rama ka mbaruar punë”, Basha tha se fitorja ishte e qartë për popullin shqiptar.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar, Për Aleancën për Ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Kam besim të plotë se numëruesit dhe komisionarët do ta mbyllin me sukses këtë proces. Siç kam edhe në fushatë, në fund të këtij procesi Shqipëria fiton.”, -tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link