Si janë marrëdhëniet me ambasadoren Yuri Kim?! Ja si përgjigjet presidenti Meta –

15

Presidenti Ilir Meta nga Fieri iu ka bërë thirrje qytetarëve që të t’i drejtohen qendrave të votimit, ku të shprehin vullnetin e tyre të lirë, për të zgjedhur qeverinë e ardhshme.

Teksa është pyetur nga gazetarët për faktin se si janë marrëdhëniet me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim, Meta tha;

“Marrëdhëniet e Ilir Metës me SHBA kanë qenë dhe janë dhe do të mbeten të shkëlqyera. SHBA janë me popullin e Shqipërisë dhe beson te demokracia. Edhe ata do të jenë të kënaqur me çeljen e BE. I ftoj qytetarët që të votojnë për alternativën që kanë dëshirë. Do i ftoja që brenda kësaj alternative, të zgjedhin kandidatin apo kandidaten që kanë më shumë besim që do të mbrojë interesin e tyre.”.

Mes të tjerash ai u shpreh optimist për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje. “Jam optimist që kjo është koha kur njerëzit kthehen para kutive të votimit. Është orari i tillë. Kam takuar qytetarë të ndryshëm që kishin e bënë paradite dhe për shkak të radhëve, do rikthehen tani. Çdo shqiptar e kupton përgjegjësinë e që ka për vendin. Nuk do mungojë në qendrat e votimit për të dhënë fjalën e tij për të ardhmen e vendit tonë në BE. Të kërkojë llogari ndaj kuvendit të ri, opozitës së re, presidentit të ri, që do të zgjidhet nga parlamenti i ri që do të vendoset sot. Është momenti për të vendosur llogaridhënien që do të vendoset përmes votës. Hetimi i krimeve zgjedhore q ka ndodhur, shpresoj mos të ndodhin. do të bëhet me transparencë të madhe.”, theksoi Meta.

Po ashtu kreu i shtetit shtoi se partitë duhet t’i përgjigjen vendimit të sovranit për rezultatin.
“E rëndësishme është që i gjithë populli i Shqipërisë, të shkojë drejt qendrave të votimit. Së dyti, të gjithë duhet t’i përgjigjen sovranit. S’ka arsye tjetër. I ftoj të gjithë që ta presin me qetësi rezultatin.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link