Sarri gati të marrë Romën

17

Juventus’ Italian coach Maurizio Sarri reacts during the Supercoppa Italiana final football match between Juventus and Lazio at the King Saud University Stadium in the Saudi capital Riyadh on December 22, 2019. (Photo by GIUSEPPE CACACE / AFP) (Photo by GIUSEPPE CACACE/AFP via Getty Images)

03:00 26/04/2021
Bisedime mes klubit dhe trajnerit
Klubi i Romës është duke menduar zëvendësimin e trajnerit Paulo Fonseca. Mungesa e suksesit në kampionat e ka bërë të kërcënueshëm pozicionin e portugezit.
Maurizio Sarri është emri i fortë për pankinën e Romës së sezonit të ardhshëm. Sipas mediave italiane kontaktet mes CEO-s së klubit Tiago Pinto dhe menaxherit të trajnerit, Fali Ramadani shqiptar nga Maqedonia, ka patur kontakte të shpeshta dhe shihet se akordi do të arrihet shpejt. Ramadani është në Itali edhe për të zgjidhur çështjet e Sarrit me Juventusin.
Trajneri mund të lirohet nga kontrata me bardhezinjtë pasi Roma i pëlqen. Madje është shprehur se beson tek projekti dhe mendon që grupi i lojtarëve është thuajse e plotë. Madje ka projektuar edhe se cilët lojtarë do të mund të shtojë.
Trajneri aktual i Romës Paulo Fonseca e di planin e klubit për shkëputje të marrëdhënieve në fund të sezonit. Roma do të luajë në gjysmëfinalet e Europa League me Manchester United. Trajneri shpreson shumë të fitojë trofeun për t’u larguar kryelartë nga klubi.
Tv Klan
Për rezultatet paraprake të zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

Huazuar nga