“Qytetarët të votojnë”, Soreca thirrje politikës: Kini durim, respektoni rezultatin! –

13

Ambasadori i BE-së, Luiggi Soreca iu ka bërë thirrje qytetarëve që ende nuk kanë votuar, të marrin pjesë në këtë proces, teksa kanë ngelur edhe 3 orë. Gjatë fjalës së tij para mediave, iu bëri thirrje politikanëve që të respektojnë rezultatin.

“Ka qenë kënaqësi që kemi shkuar në vende të ndryshme të Shqipërisë, së bashku me mikeshën time, ambasadoren Kim. Mua personalisht, më pëlqen shumë kur bisedoj me qytetarë të Shqipërisë. Komentet që kemi marrë sot, kanë qenë të qarta, se Shqipëria po shpreh vullnetin e saj duke votuar. Në fakt votimi ka ecur kryesisht mirë, pa probleme, pavarësisht disa gjerave të ndryshme që mund të kenë ndodhur, që do të hetohen dhe procedohen.

Ka ende 3 orë kohë, ndaj thirrja jonë është për qytetarët e Shqipërisë. E dimë se është një ditë e bukur moti, por duhet të vini të votoni. Pas votimit, ju lutem presim me durim. Po ashtu edhe për udhëheqësit politik. Kini durim dhe respektojeni se cili do të jetë rezultati. Edhe tani që po flasim, kemi ekipe tonat që janë në të gjithë Shqipërisë. Po i ndjekim gjerat nga afër. Votoni, votoni, për të ardhmen e Shqipërisë në BE.”, tha Soreca nga Durrësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link