“Qytetarët e Shqipërisë vendosën të çojnë Ramën në shtëpi”, Alfred Rushaj: U ndalua një regjim dhe u mundësua ndryshimi –

14

TIRANË 

Kandidati i PD-së në Tiranë, Alfred Rushaj, në një deklaratë për mediat, deklaroi se qytetarët e Shqipërisë sot vendosën që ta çojnë Ramën në shtëpi.

Rushaj theksoi se sot u ndalua një regjim, duke shtuar se po ashtu u mundësua ndryshimi i shumëpritur.

“Sot është një ditë e madhe, një fitore e madhe për Shqipërinë. Sot qytetarët e Shqipërisë vendosën që të çojnë Ramën në shtëpi, vendosën që të stopojnë një regjim.

Qytetarët e çuan në shtëpi Ramën, sepse janë të pakënaqur me të. Qytetarët mundësuan ndryshimin, mposhtën regjimin. Faleminderit dhe i uroj natë të mbarë të gjithë Shqipërisë. Mirupafshim”, u shpreh Rushaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link