PD e Shkodrës thirrje qytetarëve: Votoni pa humbur kohë! Komisionerët dhe vëzhguesit e djathtë të ruajnë vigjilencën –

15

Partia Demokratike e Shkodrës bën një deklaratë, teksa na ndajnë më pak se dy orë nga mbyllja e procesit të votimit.

Përmes Sekretarit Aleksandër Marleci, PD e Shkodrës iu bën thirrje qytetarëve të shkojnë të votojnë, duke shfrytëzuar orët e fundit para mbylljes së procesit.

Më tej, PD iu kërkon komisionerëve dhe vëzhguesve të saj të tregohen të kujdesshëm, pasi sipas kësaj force politike, kundërshtarët politikë po përdorin çdo mjet për të manipuluar procesin.

Deklaratë e Partisë Demokratike Dega Shkodër:

Te dashur bashkeqytetare. Edhe pak ore na ndajne nga finalizimi I procesit te zgjedhjeve. Keto te sotmet nuk jane thjeshte zgjedhje, dita e sotme eshte nje dite kthese historike, nje dite ku te gjithe shqiptaret jane te thirrur ne misjonin e shenjte per ti kthyer shpresen Shqiperise.

Procesi zgjedhor deri tani eshte zhvilluar pergjithesisht i qete edhe pse nga ana teknike ka patur probleme dhe nga ana plotitike, pala kundershtare qe I ka oret e numeruara tashme, ka perdorur te gjitha mjetet e presionit dhe intimidimit te votuesve prej shume muajsh tashme ne qytetin tone.

Te dashur bashkeqytetar, sot eshte dita te vendosim vete per fatet tona, te femijeve tane dhe te vendit tone. Pjesemarrja e larte ne votime deri ne keto momente ne qytetin tone eshte tregues I qarte se qytetaret kerkojne ndryshimin.

Gjej rastin te ju bej thirrje te gjithe qytetareve qe nuk kane votuar akoma, te shfrytezojne oret ne vijim per te ushtruar te drejten e votes pa humbur kohe duke e shikuar kete te drejte kushtetuese si nje detyrim ndaj te ardhmes se femijeve tane, familjeve tona dhe Shqiperise tone.

Te dashur komisionere dhe vezhgues te Partise Demokratike, ju bej thirrje te jeni te kujdesshem pasi kundershtari do te perdor cdo mjet per te manipuluar procesin pasi ndjen ndeshkimin qe votuesit po I bejne. Ju lutem ruani qetesine vigjilencen dhe ju kujtoj detyrimin ligjor ti krijoni mundesine edhe votuesit te fundit te shprehi vullnetin e tij kur jane ne pritje per te votuar pertej ores 19.00.

Te dashur Qytetare, behuni pjese e ndryshimit.

Sot Shkodra fitoi,

Shqiperia fitoi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link