“Para se të shkoja të votoja, vajta tek parku. Aty bleva 5 gramë hashash, 2 i kam pirë menjëherë”, ja dëshmia e 32-vjeçarit që terrorizoi Tiranën –

26

“Para se të shkoja të votoja, vajta tek parku, aty bleva 5 gramë hashash, 2 i kam pirë menjëherë”

Kështu është shprehur në Polici 32-vjeçari Arben Mema, personi i cili përplasi tre makina në Tiranë dhe terrorizoi qytetarët në Sheshin “Skënderbej”. Kjo dëshmi është siguruar për “BalkanWeb”, nga gazetarja Klodiana Lala.

Kjo e fundit, tregoi dhe të gjithë interinarin që ka ndjekur Mema. Ditën e djeshme, 32-vjeçari ka marrë një makinë me qira në Kamëz, e ditën e sotme kishte shkuar për të votuar në Kombinat, aty ku kishte dhe QV e tij. Më pas, ai është drejtuar drejt zonës së Yzmerishtit në kryeqytet, ku ka përplasur dy makina, ndërsa interinari i tij ka vijuar me zonën e Freskut.

Edhe në këtë zonë, 32-vjeçari ka përplasur një makinë dhe më pas, nga atje, është drejtuar drejt sheshit “Skënderbej”, ku dhe u neutralizua nga kalimtarët e rastit. Mema ka pretenduar se nuk mban mend asgjë nga çka bërë më parë, ndërsa kujton vetëm momentin ku me makinën e marrë me qira, është gjendur në mes të sheshit.

“Kështu është shprehur Arben Mema 32 vjeçar, që rrezikoi jetën e qytetarëve. Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. Ai ka marrë ditën e djeshme një mjet me qira në Kamëz, ai do të votonte në Kombinat. Policia e Tiranës ka marrë informacion që një person që me automjet ka përplasur dy makina në zonën e Yzberishtit. Pra ai ka udhëtuar nga Yzberishti në Fresk, ku ka dëmtuar edhe një automjet tjetër. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Ai pretendon se nuk mban mend se çfarë ka ndodhur, vetëm mban mend momentin e Sheshit Skënderbej. Ai thotë se të gjithë panikun që ka shkaktuar, ka qenë i pa përgjegjshëm për shkak të efektit të narkotikëve. Ai ka rekorde të mëparshme, është ndaluar për përdorim të narkotikëve dhe për një aksident. Nëse ka ndonjë lidhje me ngjarje akt terrorist. Por të gjithë strukturat janë duke hetuar ngjarjen dhe fatmirësisht këto incidente kanë kaluar pa të lënduar”, tha Lala.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link