“Në Bashkinë e Durrësit janë dashur 5 orë e gjysmë që të nisë numërimi i votave”, gazetarja: Pritet të numërohet zona e Ishmit dhe Plazhit –

12

DURRËS

Po numërohen disa kuti votimi, që i përkasin KZAZ-ve të Qarkut të Durrësit.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “Balkanweb” se tashmë pritet të numërohen zona e Ishmit dhe e Plazhit. Këto zona janë të njohura se votojnë kryesisht PS-në.

PS kërkon të marrë mandatin e tetë, ku në listë është Edi Rama, të ruajë aq mandate sa kishte më 2017. PD do po ashtu tetë mandate. LSI do 3 mandate.

Nuk ka problem serioz në Durrës, përpos disa shqetësimeve të vogla.

Në Bashkinë e Durrësit janë dashur 5 orë e gjysmë që të nisë numërimi. Ka nisur numërimi i votave dhe në Shijak. Ende nuk ka rezultat për Shijakun ende.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link