“Ka një rënie të lehtë të pjesëmarrjes”, Beqaj: E kemi siguruar objektivin bazë të 4 mandateve në Shkodër –

15

Drejtuesi politik i PS-së për Shkodrën, Ilir Beqaj deklaroi se në këtë qark të majtët fitojnë 4 mandate.

Në një prononcim për mediat, të siguruar nga gazetari i ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Senad Nikshiqi, Beqaj tha se ka pasur një rënie të lehtë të pjesëmarrjes në votime.

“Dua të falënderoj të gjithë shkodranët, për procesin e mirë të votimit dhe simpatizantët tanë. Objektivin bazë të 4 mandateve në qarkun e Shkodrës, e kemi siguruar. Ky është një lajm i gëzueshëm për ne. Procesi po vazhdon normalisht, do vijojë numërimi. Përveç qytetit, në pjesën tjetër ka një rënie të lehtë të pjesëmarrjes. Të dhënat na çojnë tek 4 mandatet.”, tha Beqaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link