Italianët kundër Inter, Milan e Juve

21

15:58 25/04/2021
11 skuadra letër ligës, duan përjashtimin e themeluesve të Superligës
Tërmeti i krijimit të Superligës nuk ka mbaruar ende. Sipas raporteve të gazetës italiane “La Repubblica”, 11 klube të Seria A kanë nënshkruar një aktakuzë kundër tre klubeve, Inter, Milan dhe Juventus, që ishin bashkuar me projektin e Superligës. Ata kanë kërkuar sanksione ndaj ekipeve dhe drejtuesve të tyre.Roma, Torino, Bolonja, Xhenoa, Sampdoria, Sassuolo, Spezia, Benevento, Crotone, Parma dhe Cagliari i janë drejtuar presidentit të Ligës, Paolo dal Pino duke kërkuar një asamble urgjente për të analizuar veprimet dhe për të dhënë sanksione për 3 skuadrat italaine, themeluese të Superligës.Të tre klubet, sipas ekipeve të tjera, kanë zhvilluar dhe nënshkruar projektin duke vepruar në mënyrë të fshehtë, në dëm të dukshëm dhe serioz për të gjithë futbollin italian.
Kundër sanksioneve ndaj 3 ekipeve kanë mbetur 5 skuadrat e tjera, Napoli, Lazio, Fiorentina, Atalanta dhe Verona.
Klan News
Për rezultatet paraprake të zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

Huazuar nga