Grenell për votimin e Kurtit në Shqipëri: Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij

12

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kritikuar për votimin e tij në zgjedhjet në Shqipëri.

Së fundmi është edhe ish-i Dërguari Special i SHBA-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Grenell thotë se votimi i tij i tregon botës shumëçka për Kurtin.

Madje në një postim në Twitter ai shkruan se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij.

“Kryeministri i Kosovës po voton në zgjedhjet shqiptare. Kjo i tregon botës aq shumë për Kurtin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij”, ka shkruar Grenell.

Pos tij, reagim pati edhe nga BE-ja.

Raportueja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në një shkrim në Twitter, votimin e Kurtit e ka konsideruar të papranueshëm.

“Nuk mund ta kuptoj se çfarë është e gjithë kjo. Nga njëra anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia ose nga vetë Presidenti Aleksandar Vuçiq, por nga ana tjetër këtu kryeministri i Kosovës edhe voton në një shtet fqinj. E papranueshme. Të paktën jo për mua”, u shpreh ajo, njofton Telegrafi.



Huazuar nga