Ambasadorja amerikane përsërit thirrjen: Kandidatët të presim me durim rezultatin e ta pranojnë atë. Numëruesit të bëjnë punën me integritet –

13

TIRANË

Në një prononcim për mediat nga qendra e votimit te shkolla ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh se votuesit shqiptarë e kanë bërë punën e tyre, tani përgjegjësia mbetet mbi numëruesit për ta bërë punën e tyre me integritet.

“Ne do ta shohim procesin nga afër. Votuesit shqiptarë e kanë bërë punën e tyre, tani përgjegjësia mbetet mbi numëruesit për ta bërë punën e tyre me integritet. Dhe unë besoj se do ta bëjnë.” u shpreh ambasadorja Kim, ndërsa apeloi kandidatët e subjekteve politike të presin me durim rezultatin.

“Është koha për ta që të qetësohen të kenë durim të presin rezultatin dhe kur ai të certifikohet ata duhet t’i pranojnë ato. Le të shohim se si do të shkojë procesi.” tha ambasadorja Yuri Kim.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link