Vritet një punonjëse policie në Francë

18

13:14 24/04/2021
Presidenti Emmanuel Macron e cilësoi si vrasjen si sulm terrorist
Një punonjëse  e policisë franceze është vrarë në një sulm me thikë në një stacion policie në jug-perëndim të Parisit.
Prokurorët anti-terror kanë marrë përsipër hetimin dhe vrasja po trajtohet si një sulm terrorist. Sulmuesi, i cili thuhet se erdhi në Francë nga Tunizia disa vjet më parë, u qëllua për vdekje nga policia.
Presidenti Emmanuel Macron i cili i ka shprehur ngushëllimet familjes, tha se Franca kurrë nuk do të dorëzohej ndaj terrorizmit islamik.
Dëshmitarët thanë se sulmuesi ishte parë duke ecur jashtë stacionit të policisë dhe e shfrytëzoi mundësinë e tij për të hyrë ndërsa gruaja po kalonte nga dyert e sigurisë. Policia ka bërë të ditur se burri ishte i panjohur për shërbimin e inteligjencës. Tre njerëz u arrestuan pas sulmit si të dyshuar.
Kryeministri francez, Jean Castex dhe ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin deklaruan se republika ka humbur një nga heronjtë e saj në një akt barbar. Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen e dënoi sulmin dhe u shpreh se Franca po goditet gjithnjë e më shumë nga akte të tilla barbare.
Në Tetor të vitit 2020, një 21-vjeçar me prejardhje nga Tunizia vrau tre persona me thikë në një kishë të Nicës. Mësuesit i është prerë koka në një lagje në rrethinë të Parisit. Të dyja aktet kanë shkaktuar zemërim global.
Klan News

Linku i Huazuar