PD e Vlorës kallëzon Agjencinë e Mbrojtjes së Bimëve: Shpërndajnë tollona karburanti tek fermerët për zgjedhjet –

11

VLORA

Dega e Partisë Demokratike e Vlorës ka kallëzuar penalisht Agjencinë e Mbrojtjes së Bimëve në qytetin bregdetar.

PD e Vlorës akuzon Fejzi Nezhës, si drejtues sektori dhe punonjës të tjerë të kësaj Agjencisë duke deklaruar se ata sot kanë shpërndarë tollona karburanti tek fermerët në këmbim të votave.

Mësohet se PD ka dorëzuar në Prokurori pamje filmike shoqëruar kallëzimit, teksa akuza është për ‘’Korrupsion aktiv në zgjedhje’’.

 

 

Kallëzimi i PD

Partia Demokratike dega Vlorë ka dorëzuar pranë organit të Prokurorisë së shkallës së parë të rrethit gjyqësor Vlorë kallezimin penal drejtuar Agjencisë Rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve, konkretisht për përgjegjësin e sektorit të drejtorisë Rajonale të Extensionit Bujqësor, Fejzi Nezha.

Kallëzimi ka ardhur pasi sipas Partisë Demokratike, ky i fundit ditën e sotme ( 24 prill 2021, heshtje zgjedhore)  ka kryer veprën penale të Shpërdorimit “Korrupsion aktiv në zgjedhje”  parashikuar nga neni 328a. Nezha, si drejtues i sektorit dhe punonjës të tjerë të Agjensise Rajonale të Bujqësisë, ditën e sotme kanë shpërndarë tollona karburanti tek fermerët.

Partia Demokratike e Vlorës e ka shoqëruar kallëzimin në Prokurori me fakte, pamje filmike të cilat vërtetojnë pretendimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link