Një ditë përpara zgjedhjeve, Albana Vokshi bën denoncimin: Manastirliu ka ngritur një zyrë elektorale pranë qendrave të votimit. KQZ hesht! –

16

Një ditë para zgjedhjeve, që përkon edhe me heshtjen zgjedhore, kandidatja e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Albana Vokshi ka denoncuar sipas saj, një shkelje të Kodit Zgjedhor, që ia faturon ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut.

Sipas Vokshit, ministrja ka ngritur një zyrë elektorale pranë qendrave të votimit tek “Servete Maçi” në Tiranë.

Kandidatja e PD pretendon se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka heshtur prej dy javësh, për këtë zhvillim, por sipas saj, edhe për shkelje të tjera.

“Ogerta Manastirliu ka ngritur një zyrë të re elektorale pranë qendrave të votimit tek Servete MaÇi. KQZ heshti prej dy javësh edhe për shkelje të tjera”, u shpreh Vokshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link