Meta, tjetër konferencë urgjente, 5 pyetje kreut të Prokurorisë së Elbasanit: A ju vret ndërgjegjja për vrasjen e Pjerin Xhuvanit?! –

15

TIRANË

Në një tjetër konferencë urgjente nga Presidenca, Kreu i Shtetit, Ilir Meta, iu drejtua me pesë pyetje drejtuesit të Prokruorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, për ngjarjen e ndodhur më 21 janar, ku u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani.

Mes të tjerash, Meta pyet kryeprokurorin Ajazi se pse është vonuar administrimi i materialit kallëzues të PD dhe pse kallëzuesi Gazment Bardhi është thirrur për t’u paraqitur vetëm në datën 30 prill, pesë ditë pas zgjedhjeve.

Pjesë nga deklarata e Metës:
Të dashur qytetarë të Elbasanit jam këtu për të drejtuar pesë pyetje për Prokurorinë e Elbasanit dhe drejtuesin e saj, Kreshnik Ajazi.
1. Z. prokuror pse është vonuar administrimi i materialit kallëzues të PD? Pse z. Bardhi si kallëzues është thirrur për t’u paraqitur vetëm në datën 30 prill.
2. Si mund të ndihmojnë këto veprime hetimore kaq të ngadalta me vetëdije parandalimin e krimit zgjedhor në Elbasan.
3. Pse duhet që z. Bardhi të paraqitet më 30 prill, pra 5 ditë pas zgjedhjeve, dhe jo urgjentisht?
4. Pse duhet z. Ajazi kjo vonesë kaq e madhe? A kandidon për deputet në këto zgjedhje si kandaidat i PS në Elbasan vëllai juaj? A ndiheni ju në përmbushjen e detyrës suaj në konflikt të pastër interesi? A keni vlerësuar ndonjëherë të dorëhiqeni apo të transferoheni nga aty?
5. Zotërinj prokurorë të Elbasanit, a ju vret ndopak ndërgjegjja, që ndodhi përplasja me armë dhe përgjakja në qytetin e Elbasanit, më 21 prill?

Më tej, Presideni theksoi se “Nga SPAK, ambasadat e BE, që mezi presin të raportojnë të hënën suksesin e zgjedhjeve, që të na çelen negociatat, e vërteta duhet të zbardhet tani në orët në vijim dhe jo në 30 prill, kur keni lënë takimin me kallëzuesin”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link