Meta qytetari i parë që voton nesër, zëdhënësi i Presidentit publikon thirrjen: Shqiptarët të marshojnë të qetë dhe me vendosmëri drejt kutive të votimit për të vulosur ndryshimin e rëndësishëm –

12

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës bën me dije se Ilir Meta do të jetë qytetari i parë që voton nesër për zgjedhjet e 25 prillit.

Meta nesër voton që në orën 07:00 tek QV në Kopshtin nr.31, Rruga ‘’Pjetër Bogdani’’ në Tiranë, teksa zëdhënësi paralajmëron se do të ketë dhe një mesazh të rëndësishëm nga Presidenti.

‘’Presidenti Meta u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të marshojnë të qetë dhe me vendosmëri drejt kutive të votimit për të vulosur ndryshimin e rëndësishëm, të shumëpritur dhe historik për të ardhmen europiane të Shqipërisë.’’- është thirrja e Metës.

 

 

STATUSI NGA ILIR META

Nesër, në ora 07:00, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta do të votojë në Qendrën e Votimit, në Kopshtin nr.31, Rruga “Pjetër Bogdani”, Tiranë, nga ku do të japë edhe një mesazh tepër të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Republikës.

Presidenti Meta u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të marshojnë të qetë dhe me vendosmëri drejt kutive të votimit për të vulosur ndryshimin e rëndësishëm, të shumëpritur dhe historik për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Nesër do të jetë një Festë e Demokracisë. 🇦🇱

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link