Kurti: Pasi të kthehem nga Brukseli do të paraqes programin qeverisës katër vjeçar

16

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti, ka thënë se pasi të kthehet nga vizita në Bruksel ku është thirrur që të diskutojë për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, do të paraqes programin qeverisës katër vjeçar.

Në llogarinë e tij në Twitter, ka përmendur programin për krijimin e vendeve të punës dhe luftimin e korrupsionit.

“Ne jemi në ditët e fundit të finalizimit të qeverisë sonë. Program për 4 vitet e ardhshme, i përqendruar në investime për krijimin e vendeve të punës dhe drejtësinë për të luftuar korrupsionin”, thuhet në postimin e tij.

“Menjëherë pasi të kthehem nga Brukseli javën tjetër, ne do të paraqesim programin në parlament për miratim dhe do të fillojmë axhendën tonë transformuese”, shton tutje i pari i ekzekutivit.

Ndërkaq, opozita ditë më parë ka akuzuar Kurtin se edhe pas një muaj qeverisje, ende nuk ka program qeverisës, njofton Telegrafi.



Huazuar nga