Kevin Prince Boateng me profesion të ri

15

14:33 24/04/2021
Ish-lojtarit i Milanit i futet gazetarisë, korrespondent në ndeshjet e Euro2020
Kevin Prince-Boateng nuk do të mungojë në turneun më të rëndësishëm të kontinentit, Kampionatin Europian që do luhet në Verën e këtij viti. Edhe pse ka përfaqëuar Ganën në nivel kombëtareje, Boateng nuk do mungojë në Europian, por këtë herë jo si futbollist. Lojtari i Monza do “tradhëtojë” për pak momente fushën e blertë dhe tribunat, teksa do e shikojmë në një profesion të ri. Boateng ka fituar “konkursin dhe do luajë rolin e korrespondentit për një nga programet sportive të televizionit gjerman, “ARD”.
Për të njoftuar lajmin, ish-ylli i Milanit dhe Barcelonës bëri një zgjidhje mjaft unike.Princi publikoi një video me tatuazhet që ka në trup, që tregojnë faza të rëndësishme në jetën e tij dhe karrierën si futbollist. Më i riu është emri i emisionit ku do punojë nga 11 Qershori deri më 11 Korrik.
Klan News

Huazuar nga