Ide e çmendur në Kroaci, mendohet formimi i Superliges Ballkanike

23

19:54 24/04/2021
Pjese e këtij kompemticioni mund të jenë dhe 3 skuadra shqiptare
Pas Superligës Europiane që u shuajt ende pa nisur, një tjetër turne po mendohet të marrë jetë. Sipas mediave kosovare, Federatat e Futbollit Ballkanas po mendojnë që të formojnë një Superligë me skuadrat më të mira të Ballkanit, ku pjesë e saj do jenë edhe ekipet shqiptare.
Duke iu referuar këtyre burimeve, në Kroaci po mendohet për krijimin e kësaj Lige, ku do merrnin pjesë 32 skuadra të gjitha nga Ballkani, të cilat do të ndahen në dy divizione.
Bëhet fjalë për Partizanin, Tiranën dhe Kukësin. Ndeshjet janë menduar të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ku katër skuadrat e fundit të divizionit të parë bien në të dytin, ndërsa katër skuadrat e para të divizionit të dytë ngjiten më lart.
Klan News

Huazuar nga