Gjendet një dritare e hapur në KZAZ e Kurbinit, pritet mbërritja e ekspertëve të KQZ për verifikime, pezullohet shpërndarja e materialeve zgjedhore –

12

Një incident raportohet të ketë ndodhur në KZAZ numër 15 të qytetit të Laçit. Përfaqësuesit e KZAZ kanë gjetur mëngjesin e sotëm një dritare të hapur në objektin, ku ruheshin materialet e KQZ.

Ata kanë lajmëruar policinë, e cila ka nisur verifikimet, për të parë nëse ka hyrë ndonjë person brenda, ndërsa pritet të mbërrijnë edhe ekspertë të KQZ, për të verifikuar nëse ka pasur prekje apo dëmtime të materialeve zgjedhore.

Sipas kryetarit të KZAZ Kurbin, Ismal Ismaili, një dritare është gjetur e hapur dhe dikush ka lënë gjurmë te parvazi i saj. Baza materiale rezulton të jetë e paprekur, por nuk ka nisur ende shpërndarja në qendrat e votimit.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse është marrë ndonjë material, por po pritet vendimi nga KQZ-ja për shpërndarjen e materialeve zgjedhore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link