Fluksi i madh i mërgimtarve gjatë tremujorit të parë të vitit 2021

12

Sipas të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”

Saturday, 24 April 2021 – 13:00
albinfo.ch

Foto: Aeroporti i Prishtinës
Fluks i madh i mërgimtarve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ishte në muajin janar, shkrut dhe mars, shkruan albinfo.ch.
Në njoftimin e fundit, nga Aeroporti i Prishtinës thuhet se ishte më i ngarkuari me pasagjerë në mesin e aeroporteve të shteteve ballkanike gjatë tremujorit të parë të vitit 2021, duke arritur rekord historik për herë të parë më 330,787 pasagjerë.
Referuar statistikave, në mars shifrat u rritën 23.3% në krahasim me vitin 2020. Aeroporti pati 330.787 pasagjerë gjatë periudhës janar – mars, krahasuar me rreth 283.000 në Aeroportin e Beogradit i cili pozicionohet në vendin e dytë dhe  në vendin e tretë renditet aeroporti i Shkupit me 148.991 udhëtarët gjatë kësaj periudhe.
Këto të dhëna u publikuan në uebfaqen www.exyuaviation.com, që merret dhe trajton tema që kanë të bëjnë me aviacionin.
Kujtojmë se 1.104.322 udhëtarë gjithsej kanë lëvizur përmes aeroportit në vitin 2020, ndërsa sa u përket fluturimeve në vitin 2020, gjithsej ka pasur 9.206 fluturime.
Sipas të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” në periudhën janar-dhjetor 2020 numri i vizitorëve nga jashtë në Kosovë ishte rreth 53.48% më i ulët se në vitin 2019, shkruan tutje albinfo.ch.
 

LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI

Burimi i lajmit