Fetai dhe Rustemi, mund të procedojnë lëndët e ish PSP-së

17

Rastet “I pushtetshmi”, “TNT”, “Titanik 2” dhe “Poshtenska Banka” nuk do të zvarriten për shkak të prokurorëve të avancuar. Këto lëndë ishin të përfaqësuara pikërisht nga ish-prokurorët specialë të cilët para disa ditëve u avancuan në pozita tjera. Fatime Fetai dhe Burim Rustemi u zgjodhën në Prokurorinë e Lartë dhe ata do të jenë kompetentë të përfaqësojnë lëndë para Gjykatës së Apelit, por jo edhe në Gjykatën Penale. Nga prokuroria për Alsat thonë se tek në vijim do duhet të vendosin nëse Fetai dhe Rustemi do të vazhdojnë në Gjykatën Penale t’i përfaqësojnë aktakuzat në të cilat kanë punuar deri më tani, apo do të duhen përfaqësues të ri të akuzës.

– Advertisements –


Nuk ka asnjë pengesë ligjore që prokurorët të vazhdojnë të veprojnë në rastet në të cilat kanë vepruar deri më tani. Në shumicën e rasteve ka nga dy prokurorë dhe do të vlerësohet nëse ka nevojë që ato raste të vazhdojnë me dy prokurorë ose vetëm një. Gjatë shpërndarjes, prokuroria do të bazohet në nevojën që të mos shtyhen seancat dhe të veprohet në mënyrë efikase – njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Problemi i vetëm mund të paraqitet në rastet e prokurorit Rustemi, sepse ai vetë i përfaqëson lëndët. Njëra prej tyre është për shitjen e dyshimtë të “Poshtenska Banka”. Nuk ka pengesa të mëdha në rastin e prokurores Fetai sepse ajo lëndët i ka punuar bashkë me prokurorin Gavrill Bubevski. Vetë Prokuroria duhet të vendosë nëse ato lëndë edhe më tej do t’i përfaqësojnë së bashku apo vetëm Bubevski. Këshilli i Prokurorëve Publikë avancoi pesë ish-prokurorë special, dy në Prokurorinë e Lartë dhe tre në Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Nuk kishte avancime tjera nga ish prokurorët e PSP-së, të cilët zhgënjimin e tyre e shprehën në mënyrë publike.

Igor Stefanovski

Burimi