Vetëm pak orë oksigjen për 55 personat në nëndetëse

14

22:40 23/04/2021
Ushtria e amerikane është duke dërguar asistencë ajrore për të ndihmuar kërkimet e Indonezisë mbi gjetjen e nëndetëses së humbur me ekuipazh prej 55 personash.
Autoritetet indoneziane kanë deklaruar se ata kanë shumë pak orë kohë në dispozicion për të gjetur nëndetësen përpara se oksigjeni brenda saj të mbarojë.
Anija KRI Nanggala 402 u zhduk të mërkuren gjatë ushtrimeve përgjatë brigjeve të Bali-t. Një rrjedhje vaji u konstatua dhe mendohet se ajo mund të ketë qenë një ndër faktorët që kanë ndikuar në zhdukjen e anijes, pasi mendohet të jetë dëmtuar rezervuari i karburantit.
 Zëdhënësi i pentagonit Johny Kirby tha se USA ishte shumë e dëshpëruar nga rrjedha e këtyre ngjarjeve.
“Mendimet tona janë me marinarët indonezianë dhe me familjet e tyre. Ne do të dërgojmë asistencë ajrorë për të ndihmuar në kërkimet për nëndetësen e humbur”.
Ushtria indoneziane tha të enjten se mund të ketë gjurmuar shenja të një objekti në një thellësi mes 50-100m dhe ka dërguar anije me sinjale zanore për të zbuluar nëse ai objekt ishte KRI Nanggaka 402.
Të paktën, 6 anije lufte, një helikopter dhe 400 njerëz kanë qenë të përfshirë në këtë kërkim. Singapori dhe Malajzia kanë dërguar anije rreth zonës, ndërsa Australia, Franca dhe Gjermania kanë ofruar asistencë.
“Ne shpresojmë që Zoti do t’i lehtësojë përpjekjet  për të shpëtuar ekuipazhin indonezian dhe vendet që po ndihmojnë do t’ia dalin që ti kthejnë në shtëpi pranë familjes të gjithë ekuipazhin,”, tha për BBC-në Ratih Wardhani, vëllai i së cilës është pjesë e ekuipazhit të nëndetëses.
“Kjo është shpresa jonë. Ne vetëm mund t’i mbështesim ata me anë të lutjeve dhe me anë të optimizmit që ata mund të kthehen.”
Një marinar tha për BBC-në se ky është incidenti i parë i këtij lloji që ka ndodhur në Indonezi. Incidente të tilla të ngjashme kanë ndodhur në vende tjera.
Në vitin 200, Kurks-i, një nëndetëse ruse, gjatë manovrave në detin Barents, humbi bashkë me 118 anëtarë të ekuipazhit të saj. U zbulua që një shpërthim kishte ndodhur. Shumica e anëtareve të ekuipazhit humbën jetën menjëherë, ndërsa disa të tjerë humbën jetën pas disa ditësh.
Edhe në 2017 një nëndetëse argjentinase kishte humbur kontaktet bashkë me ekuipazhin e saj prej 44 personash, në Atlantikun jugor. Një vit më vonë u zbulua se nëndetësja kishte shpërthyer./tvklan.al

Linku i Huazuar