“O të japë dorëheqjen, ose…”, Rama zbulon dy skenarët: Çfarë e pret Ilir Metën pas zgjedhjeve! Degjeneroi Presidencën –

16

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, pas zgjedhjeve të 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Open”, Rama tha se pas 25 prillit ka vetëm dy skenarë për Ilir Metën, ose ai të japë dorëheqjen e të largohet vetë, ose mazhoranca të nisë procedurat për shkarkimin e tij.

“Ka dy skenarë, i pari është që Ilir Meta që përbetohet se është burrë, të japë dorëheqjen dhe të largohet vetë. Skenari tjetër është që ne të nisim procedurën për shkarkimin e Ilir Metës me Parlamentin tjetër. Për arsyen e gjithë degjenerimit që i ka bërë institucionit të Presidentit. Ka kaq shumë fakte, sa frika e vetme është se çdokush që nuk e ka ndjekur këtë proces, do të mendojë se është çështje e spitalit neuropsikiatrik dhe jo e politikës. Po flasim për nxitje për dhunë, për sjellje brutale”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link