Kryemadhi kërkesë delegacionit të misionit vëzhgues të OSBE: Të ketë monitorim të posaçëm për disa ‘zona të nxehtë’, opozita fiton thellë më 25 prill –

12

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka pritur në një takim delegacionin e misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të OSBE.

Kryemadhi i ka kërkuar misionit vëzhgues të OSBE që të ketë monitorim të posaçëm në disa zona të nxehta në disa qytete, Elbasan, Durrës, Tiranë, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë, Kamzë dhe rrethinat e bashkisë Tiranë.

Po ashtu ajo thekson se më 25 prill opozita fiton thellë në rezultat.

 

NJOFTIMI NGA LSI

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi priti kete te premte në takim delegacionin e misionit vëzhgues të Asamblese Parlamentare te OSBE.

Vezhguesit e Asamblese Parlamentare te OSBE, do te jene te dislokuar per monitorim te situates ne terren diten e zgjedhjeve.

Kryetarja e LSI i beri me dije per situaten shume te renduar, te ndikuar nga sjellja e qeverisjes aktuale.

Znj Kryemadhi ka kerkuar monitorim te posaçem per disa zona te nxehta ne qytete te ndryshme te vendit, si Elbasani dhe Durrësi, duke perfshire ketu bashkite e qarkut Tirane, si Vora, Kavaja, Rrogozhina, Kamza dhe rrethinat e bashkisë Tiranë.

Kryetarja e LSI ndau me ta bindjen per nje fitore te thelle te opozites ne 25 Prill dhe i ka falenderuar perfaqesuesit e Asamblese Parlamentare te OSBE per pranine e tyre, duke i inkurajuar per te monituar rreptesisht çdo fenomen qe cenon integritetin e ketyre zgjedhjeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link