Kosova e shqetësuar nga non-paperi që parashikon ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor

17

Kosova është e shqetësuar nga non-paperi që parashikon ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor. Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla iu apeloi të gjitha palëve të jenë shumë të kujdesshëm, meqë sipas saj, idetë e tilla mund të nxisin konflikte të reja e të panevojshme në rajon. Këto komente Gërvalla i bëri pas takimit me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut Bujar Osmanin. Ky i fundit tha se është e papranueshme teza e non-paperit pa autor.

– Advertisements –

“Vetëm thjeshtë përmendja e tyre është tepër e rrezikshme për rajonin. Edhe në vitin 2018 kemi pasur tendenca për gjetjen e zgjidhjes në shkëmbime të territoreve, në ndarje të vendit në bazë të linjave etnike. Për ne është shumë e qartë, nuk është asnjë opsion ajo që shkruhet në letra të tilla, pavarësisht ku janë autorët dhe pavarësisht a janë menduar vetëm thjeshtë si teza për t’u diskutuar apo për t’u implementuar”, deklaroi Donika Gërvalla, Ministre e Jashtme e Kosovës.

“Marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës perspektiva euro-atlantike e rajonit janë treguar si modele të suksesshme në rajon dhe mendojmë se alternativa e vetme për paqe të qëndrueshme është zgjerimi i NATO-s më tutje në rajon dhe integrimi i tërë rajonit në BE”, u shpreh Bujar Osmani, ministër i Jashtëm i RMV-së.

Alsat

Burimi