Edi Rama nis mitingun final të PS: Nga Vlora s’kam parë gjë akoma… –

14

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur mitingun final të PS për këtë fushatë elektorale duke thënë se nga Vlora nuk ka parë gjë akoma.

Ai ka marrë në skenë një vajzë me emrin Kjara, të cilën e kishte marrë po në miting vite më parë kur premtonte se do e ndryshonte rrënjësisht Vlorën derisa ajo të mbushte 18 vjeç.

Rama thotë se tashmë përpara vajzës së re, Vlora është një realitet i transformuar.

 

 

‘’Mirmbrëma të gjithëve, shumë faleminderit, shumë, shumë, shumë. Shikoni pak aty në ekran, ajo goca është kjo këtu. Ajo goca e vogël është kjo vajza e gjatë, unë besoj se çfarë i thashë, pasi ju më dhatë besimin, sot është përpara syve të Kjarës një realitet i transformuar. ‘’- tha Rama.

 

‘’Përshëndetje të gjithëve, çfarë është bërë në Vlorë, nuk ka shumë vend për fjalë. Gjithçka mund të shihet. Si fillim në vendin ku unë jam 5 ditë të javës, është gjimnazi Ali Demi, janë bërë shumë rikonstruktime, janë bërë shumë premtime, si për shembull i 100 fshatrave të Shqipërisë, si rruga e Lumit në Kuç, Kuçi është fshati nga jam unë. Është bërë aq gjë e bukur, dhe e shijon shumë. Kemi Lungomaren e bukur që ka nxjerrë në dritë Vlorën tonë. Kemi fushat në fund të Lungomares, ku mund të shihni fushat.

Më thanë ke emocione apo jo,tha jo, e shoh se çfarë i duhet Vlorës, i është dashur, dhe i duhet bërë. Nga ky kryeministër. Shumë faleminderit.’’- tha Kjaraa

Dëgjo, kur, ça thashë m ça thashë, kur e pashë Kjarën dhe po ngjitesha, po mendoja sikur është nga Hollyëoodi, por doli nga Kuçi. Shiko ça shkon, me Kuçin jemi të gjithë.

‘’Kuçi nuk është vetëm histori, Kuçi i Vlorës është destinacion që do të bëhet edhe më shumë i njohur si mrekulli për t’u parë e shijuar nga turistët, vizitorët, udhëtorët, ajo rruga e lumit të Vlorës me të cilën u lindën, u rritën, u plakën shumë edhe u ndanë nga kjo botë, sot është aty. Aty gati për t’ju shpalosur shqiptarëve një nga zonat më të bukura të Shqipërisë.

Unë kam ardhur në miting, njerëzit janë mësuar të htonë se si ky miting.

Nga Vlora s’kam parë gjë akoma.Dhe unë sot ju kërkoj ju që jeni këtu dhe gjithë atyre që përpara. ‘’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link