Austri: Gastronomia, turizmi dhe eventet kulturore do të hapen më 19 maj

19

Pas më shumë se gjashtë muajsh, Austria do të bëj hapjen e gjitha lokaleve afariste. Kancelari austriak Sebastian Kurz ka njoftuar sot për hapat e hapjes që do të bëhen nga 19 maj.

Friday, 23 April 2021 – 20:20
albinfo.at

(KEYSTONE/Laurent Gillieron)
Nga 19 maj, gastronomia, turizmi dhe eventet e sektorit të kulturës, do të hapin dyert e tyre . Dy ditë më herët(17 maj) shkollat do të funksionojnë me orar të plotë, transmeton albinfo.at.
“Drita në fund të tunelit po shihet”, ka thënë kancelari Sebastian Kurz gjatë një konferencë shtypi.
Por gjithsesi duhet pasur kujdes. Falë “turbo të vaksinimit” ngadalë jeta në Austri shpresohet  që të kthehet në normalitet. Për të frekuentuar qoftë lokalet apo eventet kulturore do të kenë mundësi vetëm ata që kanë “Pasaporten e gjelbër”, të dokumentoni se jeni i testuar, apo i vaksionuar ose i shëruar. Nga një korriku paralajmërohet që të merren hapa për lehtësime të reja.
Duhet theksuar se, që nga 3 nëntor 2020, kafenetë, restorantet, hotelet, turizmi dhe gjitha eventet pothuajse në gjithë Austrinë, janë të mbyllura.
 

LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI

Burimi i lajmit