“Rrugaç, para meje sillesh si lepur”! Rama: Nuk mendoja që Ilir Meta do të shkallonte komplet e do të katandisej në këtë pikë –

17

Kryeministri Edi Rama foli sërish për audio-përgjimin e kreut të Kadastrës, Artan Lame, për legalizimet gjatë fushatës elektorale.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama tha se Lame në audio-përgjim ka folur për ligjin e Sali Berishës, ndërsa sulmoi ashpër Presidentin Ilir Meta, duke e cilësuar atë një turp.

“Artan Lame ka folur për ligjin e Saliut. Ai ka thënë se me këtë ligj i bie të prishim kaq, e të tjerat s’bëhen. Kjo është përpjekje e Ilir Metës, që e kishte nxjerrë videon prapë. Është bërë një turp. QË ta marrin vesh të gjithë, Ilir Meta është zgjedhur me votat e veta, ne nuk i kishim votat për ta zgjedhur. Unë nuk mendoja se Ilir Meta do të shkallonte komplet dhe do të katandisej në këtë pikë”, tha Rama.

Pyetje: Meta tha sot “Çfarë di ti rrugaç për Ilir Metën? Ti para meje sillesh si lepur”… Po makinat e LSI në Surrel… Si i komentoni?
Rama: Më 25 prill është Shqipëria e këtij dhe Shqipëria e këtyre tjerëve. Unë iu them shqiptarëve, këta doni ju më 25 prill? Ç’faj ka djali im 6 vjeç të dëgjojë klithma? Kjo është Shqipëria që propozon Lulzim Basha dhe Ilir Meta, me autokolona nga 5 milionë euro. Le të kalojnë edhe te shtëpia ime, Zaho është mësuar, i është dukur sikur kanë kaluar Batmanët dhe Spidermenët aty, me ato makinat me flatra. Atë “Rama ik” e gjej unë mënyrën si ja shpjegoj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link