“Pas tre dekadash të kemi të vrarë është shumë e rëndë”, mesazhi i Topallit: Nëse për protestë nuk votoni, e keni gabim. Rebelimi më i mirë, është përmes votës –

13

E ftuar në ‘Real Story’, Jozefina Topalli e cila në 25 prill kandidon nën siglën e partisë së saj ‘Lëvizja për Ndryshim”, komentoi ngjarjen në Elbasan, të cilin e konsideroi të rëndë që pas tre dekadash Shqipëria të shënojë të vrarë në fushatë.

“Cdo ditë që kalon mendoj se ka qenë vendimi më i drejtë për të qenë kundër klasës politike aktuale kundër tre kryetarëve që po bëjnë cdo gjë për pushtetin e tyre. Në këtë fushatë të tre kryetarët kanë qenë nervozë, Rama Meta e Basha. Kanë filluar me blerjen e votës kanë vijuar me grushte e kërcënime, e më pas me plagosje deri në me gjak në Elbasan. Njeriu bën edhe një analizë, pas tre dekadash të kemi të vrarë është shumë e rëndë. Kryetarët e partive shoqërohen me të fortë e me ish oficerë. Ne nuk jemi shqiptarë e serbë, për të patur pushtete paralele.’ – tha Topalli ndërsa apeloi shqiptarët të dalin të votojnë më 25 prill.

“Ftoj cdo shqiptar, Elbasani është si në vitin ‘90 ku duhet të vrisje frikën. Jam e bindur se ata do dilnin në votime kundër Metës, Ramës e Bashës, nëse do dinin as frikë kanë ata nga vota e tyre. Shih pazaret që bëjnë, nervozizmin e tyre. Ato kanë panik ndaj votës. Nëse në shenjë proteste keni vendosur të qëndroni në shtëpi keni vendosur gabim. Edhe pas 10 vitesh do kemi mbi kokë emrat e Ramës Bashës e Metës. Në këtë vend ka një alternativë. Lëvizja për Ndryshim, kundër klasës aktuale, këtij korrupsioni të frikshëm.” tha Topalli.

Ndër të tjera Topalli komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama për formimin e qeverise pas zgjedhjeve ne rast se nuk arrin te siguroje mandatet e duhura. “ Nuk jam e prirë për ta besuar por nëse ka një skenar në kokë mund të jetë ai i Gjukanovic, tani po abuzoj. Por Rama ka treguar se është ndër pragmatistët shumë të vecantë në këto vitet e fundit. Edi Rama në qeveri mandatin e parë ia dha Meta, të dytin Basha e nëse do marr një të tretë do vijë pikërisht për shkak të pushtetit që i ka dhuruar Lulzim Basha. Por unë jam optimiste, uroj mos më gaboj nuhatja politike, që këtë radhë do votojnë për ndryshimin, refuzojnë një klasë që ka patur cdo gjë, dhe këto persona në këto dekada janë përgjegjës që ne kemi një Shqipëri si kjo e sotmja. Ndaj më mjaft kjo të mendoj cfarë agonie do ishte e ardhmja nëse nuk votojmë në një votë protest. Ka nevojë për një qeveri që të mendojë për tre million shqiptarë e jo për tre kryetarë” u shpreh Topalli ndersa theksoi se rebelemi me i mire eshte permes votes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link