Papa premton se do të vizitojë Libanin

21

16:00 22/04/2021
Ati i shenjtë thirrje forcave politike të heqin dorë nga mosmarrëveshjet
Papa Françesku i ka premtuar kryeministrit të Libanit Saad al-Hariri se do të vizitonte vendin kur forcat politike të heqin dorë nga mosmarrëveshjet.
Në një deklaratë Vatikani ka bërë të ditur se Ati i shenjtë riafirmoi afërsinë e tij me popullin libanez, i cili po jeton në kohë shumë të vështira dhe të pasigurta
Hariri dha dorëheqjen në 2019 pas protestave në të gjithë vendin. Ai u emërua kryeministër përsëri në Tetor, por ka mosmarrëveshje me presidentin Michel Aoun dhe nuk kanë formuar ende qeverinë e re.
Libani është ende duke u rikuperuar nga një shpërthim i madh kimik në portin e Bejrutit vitin e kaluar, që vrau 200 njerëz dhe shkaktoi dëme në vlerë prej miliarda dollarësh si dhe pandemia.
Papa i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë vendin të rikthehet në këmbë. Libani ka kërkuar ndihmë nga Rusia dhe vendet e tjera.  
Klan News

Linku i Huazuar