Nesër do të vaksinohen deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

16

Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin se nesër do të vaksinohen deputetët e Kuvendit të republikës së Maqedonisë së Veriut, si pjesë e infrastrukturës kritike të përfshirë me planin nacional për imunizim. Vaksinimi i deputetëve do të realizohet në tre grupe, gjegjësisht prej orës 10 deri në 18:00. Më datë 14 të këtij muaji u vaksinuan shërbimet e kuvendit. Vaksinimi i deputetëve dhe shërbimeve të kuvendit është e rëndësisë së veçantë për funksionimin normal të institucionit më të lartë ligjvënës në vend.


Burimi